Site icon Telegrafi

Kurrë nuk do t’ju ishte kujtuar: Pastroni njollat e kafes me këtë artikull!

Shumë lehtë, rrallëkush do të ishte kujtuar për këtë mënyrë pastrimi.

Me siguri ju ka ndodhur që kafja t’ju derdhet në gardërobën apo mobilien tuaj dhe tmerrësisht të nevrikoseni për shkak të njollave.

Mos u brengosni, madje edhe nëse ju ndodh kjo gjë, ekziston mënyra me të cilën lehtë do ta zgjidhni këtë problem.

E gjitha që ju nevojitet është qumështi! – transmeton Telegrafi.

Sipërfaqen në të cilën është njolla njomeni me qumësht të ftohtë dhe pasi që të qëndrojë gjysmë ore shpëlajeni atë pjesë me ujë të ftohtë. Pastaj futeni në rrobalarëse dhe lajeni në mënyrë standarde.

Meqë njolla në tërësi nuk është zhdukur, patjetër duhet të përdorni qumësht të ftohtë. Në të kundërtën, qumështi i ngrohtë do të bëjë më shumë dëm se sa dobi.

Kur është fjala për mobiliet, njollën pastrojeni në të njëjtën mënyrë. Natyrisht, pas këtij veprimi, tekstilin fshijeni me leckë të cilën më parë e keni njomur në detergjent. /Telegrafi/

Exit mobile version