Boksieri shqiptar, Florian Marku është rikthyer në ringun e boksit duke u përballur me Rylan Charlton, ku ka shënuar fitore me nokaut teknik në raundin e tetë.
Marku u përballë me 28 vjeçarin në ‘The SSE Arena’, në kategorinë velter, në një meç që solli luftë të madhe dhe me kthesa.
Marku e kishte nisur mirë në raundet e para, por në raundin e gjashtë pas një goditje të fortë të anglezit ai ra në nokdaun.
Por Marku u kthye në dy raundet pasardhëse, duke luftuar fortë, për të fituar në raundin e tetë me nokaut teknik.
Momentin kur meçi u dorëzua, Marku ishte duke e goditur pa ndalur Chartlonin, kur trajneri i këtij të fundit hodhi peshqirin në ring.
Marku ishte ai që e kapi, duke e krijuar një moment interesant dhe të paparë në ringjet e boksit.
Not sure we’ve ever seen this one: Florian Marku caught the towel from Charlton’s corner, then wore it like a hat ? @FlorianMarku92 pic.twitter.com/QdZJkFzgNw
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) February 20, 2021
Shqiptari madje festoi me të në kokë, së bashku me stafin e tij, ndërsa ku moment u komentuan edhe nga kanali transmetues DAZN Boxing.
Marku vazhdon me rekord pa humbje, me tetë fitore dhe një barazim në boksin profesionist. /Telegrafi/