David Moyes thotë se kurrë nuk ka parë skena si ato në London Stadium në humbjen 0-3 ndaj Burnleyt.
Një grup tifozësh u futën në fushë ende pa përfunduar loja, të tjerë në tribuna dëshironin konfrontim me drejtuesit e klubit, por edhe fyenin lojtarët dhe stafin që ishin në bankën rezervë.
E gjitha kjo për shkak të rezultateve të dobëta pasi klubi londinez rrezikon të bjerë nga Liga Premier.
“Nuk mendoj se kam parë ndonjëherë skena të tilla në një ndeshje futbolli”, ka thënë Moyes pas ndeshjes për Sky Sports.
“E gjitha ajo që dua të them është se ne kemi nevojë për tifozët, jemi duke luftuar për pikë dhe lojtarët e dinë këtë. Jemi gjithë të vetëdijshëm”.
“Kemi nevojë për përkrahje e tifozëve, por në një mënyrë ndryshe. I kërkojmë të gjithëve që të qëndrojnë bashkë dhe të tentojmë të marrim pikë të mjaftueshme për të qëndruar në Ligën Premier”.
“Lojtarë e kuptojnë se ata luajnë për tifozët, ata duan të bëjnë mirë dhe janë të mërzitur se nuk arritën të bëjnë gjërat mjaftueshëm sot”.
“Duam tifozët pas nesh, por nuk duhet të kalojnë vijat dhe të futen në fushë”, ka shtuar trajneri i njohur skocez.
Me siguri West Hami do të dënohet për gjithë këtë nga Federata e Futbollit Anglez. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=t5fM2xRhSsA
https://www.youtube.com/watch?v=eBe8JtJ5K9c