Site icon Telegrafi

Kurrë nuk është vonë për t’u martuar, nusja 94-vjeçe dhe dhëndri 86 (Foto)

Pensionistët janë duke na treguar se nuk jemi asnjëherë të vjetër për të gjetur dashurinë. Kjo për arsyen se numri i çifteve që lidhen në një moshë të madhe po rritet.

Tashmë një dokumentar i ri i “Channel 4” ka publikuar një histori të bukur dashurie, mes 94-vjeçare Georgina dhe Raymond, 86-vjeç, të cilët u martuan gjatë muaj pas takimit në shtëpinë e pleqve në Surrey.

Të dy ishin të ve, e kështu ranë në dashur me njëri-tjetrin dhe u martuan. Çifti ka lidhur kurorë vitin e kaluar, gjatë kohës së Krishtlindjes, Georgina është shprehur se të qenit në dashuri në moshën 94-vjeçare është “aq emocionuese dhe të lë pa frymë”.

Më herët, 94-vjeçarja ka qenë e martuar me bashkëshortin Cliff për 57 vjet, derisa ai vdiq në krahët e saj nga një sulm në zemër. Georgina mendonte se nuk do të gjendet më dashurinë, por tani ajo shprehet: “Ju nuk e dini asnjëherë se çfarë jeta do të dërgojë. Shtëpia e pleqve ku unë jetoj më ka dhënë një “tjetër jetë, aty takova edhe Raymon”.

Si Georgina, edhe Ray ka humbur bashkëshorten e tij të parë, para 10 vitesh. Ai kurrë nuk e priste se do të martohej edhe njëherë. “Isha i befasuar se si dashuria ime për të u rrit aq shpejt, ajo është një mbështetje e madhe për mua”, ka shtuar 86-vjeçari për gruan e tij të dytë, transmeton shekulli.

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave, në vitin 2015 numri i dhëndurëve që martohen në të gjashtëdhjetat e vonshme dhe më të vjetër, u rrit me 25%, ndërsa nuset e së njëjtës moshë shkoi në 21 për qind.

 

 

 

Exit mobile version