Site icon Telegrafi

Kurrë nuk është vonë për Ledina Çelon (Foto)

Këngëtarja Ledina Çelo ka kohë që nuk është prezantuar para fansave me ndonjë projekt të ri muzikor, kjo për arsye se shumicën e kohës ja merr angazhimi i saj si nënë.

Sido që të jetë Ledina vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, të cilat janë çasjet e vetme ku fansat kanë mundësinë ta ndjekin atë.

Së fundmi ajo ka publikuar në Instagram Story një fotografi selfie, ku shfaqet me disa efekte të aplikacionit SnapChat, duke marrë pamjen e një lepurusheje me maskë.

Në mbishkrimin e fotos, këngëtarja ka shkruar: “Kurrë nuk është vonë për të mësuar”.

Mbase Ledina e ka pasur fjalën që asnjëherë s’është vonë, përderisa ka mësuar përdorimin e disa efekteve të SnapChat, që në përgjithësi përdoren më shumë nga mosha e të rinjëve. /Telegrafi/

Exit mobile version