Këngëtarja më e përfolur për format fizike, po punon rreth një videokënge të re.
Bëhet fjalë për Enca Haxhian, e cila ka filluar xhirimet e këngës më të re të titulluar “Dreq”.
Kështu së paku ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Instagram, transmeton Telegrafi.
“Duke punuar në koreografinë e “Dreq”. Gjunjët e mi janë mavijosur. Ne jemi duke e shkrirë dhe kjo është arsyeja pse nuk kam këmishë (sipër në trup)”, ka shkruar në Instagram, Haxhia.
Këngëtarja ka bërë të ditur gjithashtu se është duke punuar me koreografinë e mirënjohur shqiptar, Majlajdo Galan. /Telegrafi/