Telegrafi

“Kurrë nuk e kam imagjinuar këtë”, fjalët e para të Asllanit si lojtar i Interit

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani ndihet i lumtur pas kompletimit të transferimit të tij te Interi nga Empoli.

Sot (e enjte), Interi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushori 20-vjeçar nga Shqipëria.

Asllani ka kaluar te Interi si huazim me pagesë katër milionë euro me obligim blerje për 10 milionë euro tjera.

Lexo po ashtu Zyrtare: Kristjan Asllani, lojtar i ri i Interit

Ky transferim në Giuseppe Meazza e ka lumturuar djaloshin shqiptar, i cili thotë se nuk e ka besuar këtë, pas ardhjes së tij si dy vjeçar në Itali.

“Tungjatjeta tifozë të Interit. Nuk mund të pres t’ia fillojë”, ka thënë fillimisht Asllani për faqen zyrtare të Interit.

“Kurrë nuk e kam imagjinuar këtë. U largova nga Shqipëria kur isha dy vjeç dhe erdha në Itali”.

Lexo po ashtu Kristjan Asllani - numri i fanellës, e përbashkëta me Interin dhe historia e tij motivuese deri tek transferimi te Nerazzurrët

“E kam kryer gjithë shkollimin mirë në Itali dhe kam mësuar futbollin këtu”.

“Kurrë nuk e kam imagjinuar se kjo do të ndodhte”, përfundoi mesfushori shqiptar. /Telegrafi/