Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani ndihet i lumtur pas kompletimit të transferimit të tij te Interi nga Empoli.
Sot (e enjte), Interi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushori 20-vjeçar nga Shqipëria.
Asllani ka kaluar te Interi si huazim me pagesë katër milionë euro me obligim blerje për 10 milionë euro tjera.
Ky transferim në Giuseppe Meazza e ka lumturuar djaloshin shqiptar, i cili thotë se nuk e ka besuar këtë, pas ardhjes së tij si dy vjeçar në Itali.
Day one 💪🖤💙#ForzaInter #WelcomeKristjan pic.twitter.com/6yD4MjmI8n
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) June 30, 2022
“Tungjatjeta tifozë të Interit. Nuk mund të pres t’ia fillojë”, ka thënë fillimisht Asllani për faqen zyrtare të Interit.
“Kurrë nuk e kam imagjinuar këtë. U largova nga Shqipëria kur isha dy vjeç dhe erdha në Itali”.
“E kam kryer gjithë shkollimin mirë në Itali dhe kam mësuar futbollin këtu”.
“Kurrë nuk e kam imagjinuar se kjo do të ndodhte”, përfundoi mesfushori shqiptar. /Telegrafi/