Site icon Telegrafi

“Kurrë mos e bleni këtë veturë”: amerikani mezi e shiti Teslan

Një shofer Tesla, për të thënë të paktën, nuk është i kënaqur me shërbimin.

Mario Zelaja nuk ishte i kënaqur me veturën Tesla për shkak të problemeve me të cilat po përballej – dhe një nga ato probleme përfshinte faktin se ai nuk mund të hynte në automjet.

Fillimisht, shpjegon ai, donte ta prejë veturën për të hipur në të (tha se “nuk kishte kohë” për këtë), dhe më pas mendoi të blinte një bateri të re, sepse pikërisht ky ishte problemi.

@supermariozelaya My opinion: Tesla shut down my car over the air because my videos after refusing to pay for a new battery. #tesla #car ♬ original sound – Mario Zelaya

Në postimin e videos, ai shkroi se “duhet të paguaj 26 mijë dollarë për një bateri të re. Kam mbetur jashtë automjetit. Duhet të tërhiqet automobili me karrocier”.

Edhe me rastin e shitjes së veturës ka pasur probleme, pasi siç ka thënë ai “dëshminë e pronësisë e ka në veturë dhe nuk ka si ta shes”.

Në fund, ai e zgjidhi çështjen duke shkuar në një qendër shërbimi në Ontario, qyteti ku jeton, dhe duke paguar 30 dollarë për dokumente të reja për të vërtetuar pronësinë.

Ai e përfundoi me sukses punën e shitjes dhe prapë e hapi veturën dhe u fut në të duke e lidhur me karikuesin pasi dikush e tërhoqi. /Telegrafi/

Exit mobile version