Telegrafi

Kurorëzojnë lidhjen e dashurisë pas gjysmë shekulli

Gjinekologu i pensionuar, Giuseppe Rebaudi, ka vendosur të martohet muajin e ardhshëm me të dashurën e tij të kamotshme, Silvie Basain, me të cilën ka filluar të dalë qysh prej vitit 1952.

Silvie, e lindur si franceze, ka thënë: "Ne na nevojitet vetëm të marrim një certifikatë nga ambasada franceze që unë nuk kam qenë ndonjëherë e martuar më parë dhe se jam beqare".

Ajo ka thënë se brenga e saj e vetme është se mos po i ngutin gjërat: "Ne kemi qenë bashkë për vetëm 50 vjet – kjo mund të jetë pak e shpejtë por prapëseprapë njeriu vetëm një herë në jetë është i ri".

Ceremonia do të mbahet në shtëpinë e tyre në Bordighera, në pjesën veriperëndimore të Italisë.