Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi dhe partnerja e tij, Marigona Krasniqi, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Kjo është bërë e ditur përmes rrjeteve socialeve në bazë të postimeve që kanë publikuar dyshja e famshme.
Ata kanë shpërndarë fotografi nga momenti i kurorëzimit që duket se është realizuar në Gjermani.
“Zyrtarisht Krasniqi”, ka qenë përshkrimi që modelja ia ka dhënë fotografive përkundër se edhe në vajzëri mban të njëjtin mbiemër.
Të shumta kanë qenë urimet që ka marrë në hapësirën për komente, duke qenë se vetëm në Instagram numëron afro 100 mijë njerëz.
Çifti këtë vit kanë paralajmëruar edhe një dasmë, por që akoma nuk kanë zbuluar më shumë për publikun.
Romanca e Robinit vjen disa vite pas ndarjes nga modelja Heidi Lushtaku, me të cilën ka qenë edhe i fejuar. /Telegrafi/