Një video që tregon një djalë, i cili thuhet se është 13 vjeç, duke u martuar me të dashurën e tij në një fshat të Kinës ka ngjallur polemika.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, të porsamartuarit jetojnë në Ding’an të provincës Hainan dhe nusja ishte pesë muajsh shtatzënë kur dasma u zhvillua.
Pas shikimit të pamjeve, shumë njerëz shprehën shqetësimet e tyre, duke thënë se çifti ishte tepër i ri për t’u kujdesur për veten, e lëre më edhe për ndonjë pasardhës.
Autoritetet megjithatë kanë thënë se dasma u zhvillua muajin e kaluar, ndërsa çifti ishin 16 vjeç dhe jo 13 siç pretendohet.
Zyrtari tha gjithashtu se për shkak se çifti ishte i mitur dhe nuk mund të regjistronte zyrtarisht martesën e tyre, familjet e tyre organizuan ceremoninë për të aprovuar bashkimin. /Telegrafi/