Telegrafi

Kurorëzimi nuk shkoi si duhet, shpeza që mbante unazat sulmoi shoqëruesin e dhëndrit (Video)

Jeni Arrowsmith dhe Mark Woods kishin kërkuar që gjatë ceremonisë së kurorëzimit, unazat t’ju dërgoj një buf.

Por, shpeza është shqetësuar nga të pranishmit dhe sulmoi njërin nga shoqëruesit e dhëndrit, që po priste në rendin e parë të një kishe në Cheshire të Anglisë, transmeton Telegrafi.

“Urojmë që ky të mos jetë ndonjë fat i keq për çiftin”, është komenti që e shoqëron videon.

Kjo nuk është hera e parë, që shpezët si ky buf e ndërprenë ceremonitë e ndryshme, të shqetësuarë kryesisht nga njerëzit e shumtë. /Telegrafi/