Zinxhiri i dyqaneve "Just for 99 cents" do të shënojë 9 shtatorin, ditën e nëntë të muajit të nëntë të vitit 2009, ashtu që sot në lokalin e vet në Bulevardin e Mugëtirës, në zemër të Hollywoodit, do të kurorëzojë çiftet për vetëm 0.99 euro.
Çiftet nga pronarët do të fitojnë 99.99 dollarë dhe me limuzina do të dërgohen në "një vend romantik” në Hollywood, por nuk është thënë se për çfarë vendi bëhet fjalë.
Zinxhiri i dyqaneve, në kuadër të promovimit të vet, do t’i dhurojë nga 999.99 dollarë çdo fëmije të lindur më 9 shtator, me kusht që të jetë me peshë prej 4.3 kilogramësh.