Telegrafi

Kurora në sy, trendi i ri i bukurisë që po merr vëmendjen e tërë vajzave (Foto)

Vajza, është koha të bëheni princesha që gjithmonë keni qenë përbrenda.

Trendi i fundit i Instagram-it ju mundëson ta vëni kurorën që e meritoni – por këtë duhet ta bëni në sytë tuaj, transmeton Telegrafi.

Artistët e bukurisë në Instagram kanë filluar të vizatojnë tiara të vogla në qepallat e vajzave dhe duke i mbushur me shkëlqim, për t’i bërë vajzat të duken si princesha të vërteta.

Vlen të ceket se ky trend është filluar nga 19 vjeçarja Marissa Melhorn, ndërsa pas saj i tërë interneti ka filluar ta aplikojë këtë lloj makijazhi. /Telegrafi/