Telegrafi

Kurir: Shqiptarët e dogjën kishën ortodokse serbe në New York

Për djegien e kishës ortodokse serbe më 1 maj në Manhattan të New York-ut gazeta serbe Kurir po akuzon shqiptarët.

Sipas Kuririt shqiptarët  i vunë zjarrin kishës , sepse i urrejnë serbët dhe për festën e pashkëve kanë vendosur ta djegin kishën. Ndërsa, në versionin tjetër e akuzojnë “Mafian shqiptare”.

“Mafia shqiptare, e cila është shumë e madhe dhe e fortë në Amerikë, ka organizuar djegien e kishës së Shën Savës në New York”, shkruan Kurir, përcjellë Klan Kosova.

“Kisha serbe është djegur nga firma e ndërtimit në Manhattan, dhe për këtë punë është e përfshirë edhe mafia shqiptare. Komplot në të cilën kisha është e vendosur në zemër të New York-ut, në Manhatan, dhe ka tërhequr shumë investitorë qe dëshirojnë të ndërtojnë godinë banimi”, thuhet ne analizën në Kurir.

Sipas departamentit zjarrfikës të New Yorkut, kisha u përfshi nga flakët pak para orës 19:00 të pasdites, duke angazhuar 168 persona të ekipit të emergjencës për të stabilizuar situatën. Pamjet tregojnë qartësisht dëmet e shkaktuara në objektin historik fetar, teksa ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri masiv. Autoritet njujorkeze kanë nisur hetimet, duke e konsideruar ngjarjen humbje të madhe për komunitetin serb, shkruan Kurir, përcjellë Klan Kosova.

Guvernatori i Nju Jorkut Bill de Blasi nuk pranoi mundësinë që zjarri ishte vendosur me qëllim. Ndërsa, konsulli serb në New York ka kërkuar urgjentisht zbardhjen e këtij rasti.