Xhamia historike e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës, kthehet në destinacion turistik për vizitorët e huaj.
E ndërtuar në rrënojat e një kishe, në oborrin e xhamisë janë të përfshira tri objekte fetare: një teqe, një kishë si dhe xhamia.
Xhamia e Gjin Aleksit është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit.
Këto objekte religjioze janë të pëlqyera për turistët e huaj, pasi brenda pak metrave katrore ka të ndërthurura fe të ndryshme.
Kjo xhami me emër të krishterë, po i nënshtrohet një restaurimi që po financohet me fonde të Komunitetit Mysliman Shqiptar. /Shqiptarja/