Telegrafi

Kuriozitet: Lind foshnja me dy koka (Video)

Anita ishte e bindur që në bark mbante binjakët, megjithatë gjatë lindjes ajo u befasua me një surprizë të pakëndshme. Ajo të shtunën solli në jetë një djalë i cili kishte dy koka, transmeton Telegrafi.

“Ka qenë moment shokues . Nuk e di si ta përshkruaj atë që po ndjej. Ky është fëmija im, por… Do të isha më e lumtur po të lindja djalin e shëndoshë, e jo…”, ka deklaruar Tiwari menjëherë pas lindjes së fëmijës.

Derisa mjekët dhe nëna ishin të shokuar, banorët e qytetit Kanpur ishin mbledhur para spitalit për të festuar lindjen e “fëmijës unik”.

Edhe pse djali fillimisht dukej se kishte lindur shëndoshë e mirë, disa orë pas lindjes kishin filluar komplikimet dhe problemet me frymëmarrje. Mjekët kishin luftuar të shpëtojnë foshnjën, por pas 30 orëve vdiq.

Anita kohë më parë kishte lindur dy vajza të shëndosha./Telegrafi/