Site icon Telegrafi

”Kurier”: PSP-ja solli entuziazëm te qytetarët e Maqedonisë

Gazeta austriake ”Kurier” i ka kushtuar një reportazhë Prokurorisë Speciale Publike (PSP) të Maqedonisë, ku thuhet se shpresat janë të mëdhaja që një ditë politikanët do të japin llogari për veprat e tyre kriminale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gazeta citon prokuroren Lençe Ristoska të ketë thënë ‘Ne nuk jemi të përqëndruar te disa persona ose parti dhe nuk e mbrojmë opozitën. Por, hetojmë kundër disa personave të cilët e kanë shkelur ligjin. Kushdo që e ka shkelur ligjin, duhet të japë llogari, edhe nëse nënkupton se do ta shkundim tërë sistemin politik’.

Ristoska vlerëson se 18 muajt e parashikuar për të kryer detyrat e PSP-së nuk do të mjaftojnë dhe pret që kuvendi ta zgjatë këtë afat, megjithëse nuk ka paralajmërime për diçka të këtillë, duke shtuar se do t’u duhen një vit e gjysëm për t’i dëgjuar të gjitha përgjimet.

”Kurier” konsideron se PSP-ja ka sjellur entuziazëm te qytetarët e Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version