Site icon Telegrafi

Kurdi që sfidon Erdoganin, njeriu që po bën fushatë për president nga burgu

Lideri kurd i Partisë Demokratike Popullore (HDP), Selahattin Demirtas, po sfidon Presidentin aktual të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me fushatën për president nga qelia e burgut.

Nga burgu ku ndodhet që prej nëntorit të vitit 2016, 45-vjeçari Demirtas ka publikuar të martën premtimet elektorale për zgjedhjet presidenciale të 24 Qershorit.

Në një postim të Twitter, ai shkruan të gjitha premtimet e tij me fokus tek pensionistët, si dhe për fuqizimin e grave dhe të rinjve.

“Me shpirt do toja që këto t’i flisja ballë për ballë me ju. Për momentin, të mjaftohem me ndarjen e mendimeve të mia nga këtu. Përshëndetje, me krahë të lehtë”, shkroi Demirtas në një publikim ku kishte etiketuar edhe gazetarin Fatih Portakal.

Demirtas akuzohet nga prokuroria për pjesëmarrje dhe propagandë në favor të organizatës terroriste kurde PKK.

Për të është kërkuar dënimi me 142 vite burg, përcjell tvklan.al, por vetë 45-vjeçari i cilëson akuzat si politike.

Erdogan dhe Demirtas kanë qenë përballë edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, kur Erdogan u zgjodh president që në turin e parë me 52 për qind të votave, ndërsa Demirtas mori rreth 10 për qind.

Por kjo garë paraqitet edhe më e ashpër nga ajo e 2014-ës dhe votat e Demirtasit mund të rezultojnë vendimtare nëse Erdogan nuk arrin të zgjidhet në raundin e parë.

Exit mobile version