Site icon Telegrafi

Kurdët në Irak votojnë për pavarësi më 25 shtator

Deputetët e Kurdistanit irakian sot kanë miratuar mbajtjen e referendumit për pavarësi në zonën autonome në Irak më 25 shtator.

Por mbajtjes së referendumit votuan deputetët e pozitës, kurse ata të opozitës e bojkotuan seancën. Por referendumit votuan 65 deputetët e mbetur në seancë, transmeton KosovaPress.

Dje, delegacionet e SHBA-ve, OKB-së dhe disa vendeve tjera, u takuan me presidentin e rajonit autonom kurd, Masoud Barzani, ku i paraqiten një propozim për të shtyrë votimin e caktuar për 25 shtator.

Exit mobile version