Site icon Telegrafi

Kurdët e Turqisë, protestojnë në Frankfurt kundër Erdoganit

Rreth 9.000 kurdë protestuan të shtunën në Frankfurt të Gjermanisë, kundër presidentit turk Recep Tayip Erdogan.

Ata shprehën kundërshtimet për referendumin për ndryshime kushtetuese, në të cilat do t’i jepen Erdoganit kompetenca të zgjeruara.

Demonstruesit kanë brohoritur parullat, si: “Erdogani është terrorist” dhe “Liri për Oçalanin”, duke valëvitur flamujt me fytyrën e Oçalanit, udhëheqës i Partisë Punëtore së Kurdistanit (PKK), i cili ndodhet në burg, transmeton Reuters.

Exit mobile version