Telegrafi

Kurdët e Irakut thonë se e kanë marrë një qytet afër Mosulit

Foto:

Forcat kurde thonë se sot e kanë rimarrë qytetin Bashika afër Mosulit nga militantët e Shtetit Islamik, derisa forcat e kalicionit irakian kanë avancuar kah Mosuli, që është baza e fundit e madhe e militantëve në Irak.

Një zyrtar amerikan tha se lideri kurd, Massud Barzani, e ka informuar sekretarin amerikan të shtetit, Ashton Carter, se kurdët kanë arritur sukses duke e çliruar qytetin Bashik nga Shteti Islamik.

Carter sot ka arritur në Irbil, që është kryeqytet i rajonit kurd në Irak, për të parë nga afër në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik, në pjesën veriore të Irakut dhe me gjasë, për të diskutuar për rolin e trupave të Turqisë në rajon.

Bashika është afër bazës ushtarake me po këtë emër, ku prej 500 e deri në 1,000 ushtarë të Turqisë i stërvisin luftëtarët sunitë dhe kurdë për ofensivën në Mosul.

Gjatë javës së fundit, forcat irakiane dhe kurde e kanë filluar ofensivën kundër militantëve të Shtetit Islamik në brezin e qyteteve dhe fshatrave, shumica e tyre të pabanuara, rreth Mosulit.