Telegrafi

Kurbin, dalin pamjet nga grabitja me armë e pikave të karburanteve (Video)

Dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kurbinit, pasi akuzohen për vjedhjen me armë të dy pikave të karburanteve.

Personat e arrestuar janë Flakon Tafa, 24 vjeç dhe Fatjon Tafa, 27 vjeç, banues në Kurbin, të dënuar më parë. Ndërkaq është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e F.K., 30 vjeç, banues në Kurbin i dënuar më parë.

Prangosja e tyre u bë pasditen e djeshme, e shtunë, pas informacioneve të marra në rrugë operative nga policia, shkruan Shekulli.

Në videon më poshtë, mund të shihni mënyrën se si vepronin për të kryer grabitjet.

Ata dyshohen se më 28 korrik 2017, rreth orës 03:00, në Skuraj të rrethit Kurbin, të armatosur dhe të maskuar, në bashkëpunim kanë vjedhur pikën e një karburanti ku kanë marrë shumën monetare 110 mijë lekë të rinj.

Po ashtu më 28 shkurt 2018, rreth orës 00:20, kanë tentuar të vjedhin po më armë pikën e një karburanti në aksin rrugor Milot- Thumanë. Ndaj tre të dyshuarve, Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje me armë” e kryer në bashkëpunim.

Aktualisht vijon puna hetimore për dokumentimin ligjor të rasteve të tjera të vjedhjeve ku dyshohet se janë të përfshirë.

Zbardhet vjedhja me armë e dy karburanteve, kush janë të arrestuarit dhe pamjet si vepronin on Vidnews.