Site icon Telegrafi

Kurbin, nusja zhduket nga dasma, zgjedh “dhëndër” tjetër

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një nga lokalet e dasmave në afërsi të qytetit të Laçit. Në kulmin e ahengut, nusja ka hequr vellon e nusërisë dhe është larguar pa zhurmë nga një dhëndër tjetër.

Kjo ngjarje ka ndodhur disa ditë më parë në Sanxhak, duke befasuar të ftuarit e ceremonisë së dasmës, të cilëve gëzimi u është shndërruar në trishtim.

Nga sa mësohet, teksa dasma po i afrohej fundit, nusja kërkoi të largohet tek tualeti, e shoqëruar nga një pjesëtare e familjes së dhëndrit, por për të gjetur justifikim ajo i kërkon shoqërueses t’i sjellë aparatin e celularit.

Dhe në këto momente ajo realizon skenarin e saj aventuroz, duke hequr vellon dhe veshur rroba të tjera, për t’u larguar pa u kuptuar, raporton Tesheshi.com.

Teksa shoqëruesja ka pritur disa momente jashtë tualetit, e shqetësuar nga vonesa e daljes së nuses, ka thirrur të tjerë të afërm, të cilët kanë konstatuar syshqyer e gojëhapur se nusja nuk ishte më aty.

Të gjithë janë alarmuar, por më tepër janë kapluar nga trishtimi i asaj që ka ndodhur, pasi afërmendsh e kanë marrë aktin e zhdukjes së nuses si tradhti bashkëshortore, e ku pa, në kulmin e dasmës.

I zoti i shtëpisë i zënë në hall, i ka përcjellë dasmorët pa ditur çfarë t’u thotë.

Raportohet se familja nuk ka qenë vendase. Ajo ka qenë e adhur nga Mati dhe e vendosur në Sanxhak të Kurbinit.

Madje tek restoranti ku ka ndodhur ngjarja, as emrin nuk ia mbajnë mend të zotit të shtëpisë, por ajo çfarë ka ndodhur u është fiksuar si një ngjarje e rrallë dhe shokuese. /Telegrafi/

Exit mobile version