Në rrjetet sociale është shpërndarë një fotografi e pazakontë, në të cilën shihet një dele e cila po kalonte rrugën.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, fotografia është bërë në një nga rrugët e qytetit të Sarajevës.
Fotografia e bukur, siç thuhet më tej, ka shkaktuar një ortek komentesh, kryesisht qesharake, të tilla si “kurbani i arratisur”.
E kur kemi parasysh se festa e Kurban Bajramit fillon nesër, edhe ky koment mund të thuhet se ka kuptim. /Telegrafi/