Bashkësia Islame e Kosovës po i fton besimtarët që përmes saj ta kryejnë prerjen e kurbanit.
Kafshët që sakrifikohen për Zotin, sërish blihen e priten në Hungari, te kompania Kosova-Farm me pronar kosovar.
Kjo e fundit po del se e fitoi tenderin edhe në vitin e tretë me radhë.
Sipas BIK-ut, kjo po ndodhë pasi ky institucion beson që Kosova nuk ka kapacitet të mjaftueshëm të bagëtive.