Italia regjistroi 35 mijë raste të reja me coronavirus dhe 580 viktima, bazuar në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë të martën.
Sipas agjencisë së lajmeve italiane ANSA, përcjell Telegrafi, shifra e viktimave vlerësohet të jetë më e larta që nga 14 prilli kur ishin regjistrar 602 viktima.
Të hënën rreth 356 persona kishin vdekur si pasojë e COVID-19 në Itali.
Vendi tani gjendet në një sistem me tre nivele të ngjyrave për shkak të rreziqeve nga vala e dytë; në të kuqe, portokalli dhe të verdhë.
Gjatë ditës së djeshme mjekët kishin bërë apel që vendi të hyjë në bllokim mbarëkombëtar për shkak të rritjes së rasteve nga coronavirusi.
Sipas atyre situata në spitale pritet të rëndohet më tepër edhe për shkak të gripit të zakonshëm. /Telegrafi/