Telegrafi

Kurat natyrale kundër pagjumësisë kronike

Natyra na ofron mjaft bimë qetësuese, të cilat me kalimin e kohës e ndihmojnë organizmi n për të përmirësuar gjumin, duke e mbrojtur kështu nga pasojat negative të ilaçeve.

1. Në rast se kemi të bëjmë me pagjumësi kronike (çka mund të vërtetohet pas vizitës tek mjeku), atëherë këshillohet konsumimi i një molle pas ngrënies së darkës.

2. Gjithashtu mjaft efektiv është edhe çaji i luleve të blinit. Pini një gotë para se të bini të flini.

3. Një nga bimët me efektive në luftimin e pagjumësive kronike është rrënja e bimës së quajtur Valeriana. Në 2 gota ujë të nxehtë hedhim 8 gr. rrënjë valeriane dhe e lëmë për 15 min. Në vazhdim e kullojmë dhe pimë një filxhan çaji (jo të mbushur plot) gjatë ditës, si dhe të njëjtën sasi para se të biem të flemë. /Telegrafi/