Kamerat e sigurisë kanë filmuar një ngjarje të pazakontë diku në Azi. Nuk dihet saktë se cilin dyqan kishin planifikuar hajnat ta plaçkitin, por një gjë është e sigurt që nuk e kishin planifikuar mirë.
Menduan se e gjitha çfarë u nevojitet për të thyer derën dhe dritaret e dyqanit janë dy tulla, duke mos llogaritur saktë precizitetin e hedhjes së tullave, transmeton Telegrafi.
Dhe derisa njëri prej tyre duket se fillon të vrapoj në drejtim të dyqanit, në një moment e thyen dritaret me tullë, ndërsa shoku i tij nuk ishte aq preciz. Në vend se ta hedh tullën në dyqan e godet shokun e tij në kokë, i cili menjëherë përfundon në tokë pa vetëdije.
Nuk dihet nëse këta hajna janë arrestuar, apo cili është fati i njërit prej hajnave që u godit nga shoku me tullë në kokë. Por, një është e sigurt se kishte zgjedhur partnerin e gabuar për të kryer një plaçkitje. /Telegrafi/