Telegrafi

Kur zgjedhjet janë ‘qesharake’, populli thur anekdota

Anekdota rreth zgjedhjeve dhe mashtrimit zgjedhor janë bërë të shpeshta në folklorin modern të Ballkanit, duke pasqyruar gjendjen e qytetarëve në të gjithë rajonin, duke përfshirë edhe Maqedoninë, njofton Meta, transmeton Telegrafi.

Duke pasur parasysh vjedhjen e zgjedhjeve si vendet:  Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia, anekdotat janë shpesh në stil “të qeshim, që të mos qajmë”.

Kjo formë e humorit ‘acid’ përhapet nëpërmjet rrjeteve sociale apo në bisedat mes miqve. Web faqet për argëtim që kanë përmbajtje me kopjim ndonjëherë i përfshijnë edhe rubrikën e anekdotës.  Ja një prej tyre.

Plaka shkon në vendvotim.

-Djalosh më ndihmo, i kam harruar syzat në shtëpi

-Djaloshi: Nuk ka problem zonjë, – tha një administrator i ri dhe rrethoi partinë.

-Plaka: A mund ta dij për kë votova?

-Djaloshi: Nuk mundet, zgjedhjet janë të fshehura. /Telegrafi/