Site icon Telegrafi

“Kur zemërohej, ai vepronte pa marrë parasysh pasojat”: Truproja e babait të tij rrëfen detaje nga fëmijëria e Kim Jong-un (Foto)

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ishte një fëmijë “i zemëruar” dhe “eksploziv”, ai bënte atë që donte “pa marrë parasysh pasojat”, pretendon ish-truproja e babait të tij.

Pak është e njohur për fëmijërinë e Kimit, 34-vjeçar, i cili pasoi babain e tij, Kim Jong-il, si udhëheqës suprem i Koresë së Veriut dhe kryetar i Partisë së Punëtorëve të Koresë (WPK) në vitin 2011.

Lexo po ashtu Sa “kushton” Kim Jong-un? Pasuria, mosha, jeta luksoze, si dhe fakte të tjera rreth diktatorit të Koresë së Veriut! (Foto/Video)

Por, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Lee Young-guk, një ish-truproje për Kim Jong-il, ka dhënë një pasqyrë rreth personalitetit, gjegjësisht edukimit të udhëheqësit më të ri botëror në botë.

Sipas Lee, i cili mbrojti Kim Jong-il për 11 vjet, Kim Jong-un u soll në jetë në një vend në izolim, duke e lënë atë “të stresuar” dhe “temperament”.

“Personaliteti i tij ishte eksploziv”, ka thënë Lee. “Kur zemërohej, ai vepronte pa marrë parasysh pasojat”.

Në muajt e fundit, Kim është përfshirë në një luftë fjalësh me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, të cilin ai e quajti një të “çrregulluar mendërisht”.

Ndërkohë, autokrati ka shpërfillur paralajmërimet apokaliptike mbi zgjerimin e shpejtë të armëve bërthamore dhe raketave me rreze të gjatë.

Sipas Lee, Kim ishte një karakter po aq stuhishëm dhe kokëfortë edhe gjatë fëmijërisë së tij.

“Ai ishte i nxehtë”, ka thënë. “Ai nuk brengosej për atë që mendojnë të tjerët”.

“Atij nuk i vjen keq për njerëzit e tjerë. Ai bën çdo gjë që dëshiron”.

Nën sundimin 17-vjeçar të Kim Jong-il, Lee ishte ngarkuar me vëzhgimin e Kim Jong-un dhe vëllait të tij, Kim Jong-nam.

Kim Jong-nam, i cili u vra në një sulm të dyshuar kimik në Malajzi në 2017, iu dha trajtim preferencial nga babai i tyre, i cili po e përgatiste atë si pasardhësin e tij.

Ndërkohë, Kim Jong-un ishte mbajtur jashtë syrit publik dhe kaloi një jetë të errët, tha Lee.

“Ai ishte i stresuar dhe nuk kishte ndonjë shok me të cilin luante në moshën e tij”. “Kishte vetëm të rritur, të cilët u arsimuan dhe luanin me të”.

Sipas mediave, përcjell Telegrafi, Lee u përpoq të largohej nga Koreja e Veriut, por u kap në Kinë dhe u kthye në atdheun e tij.

Ai u dërgua në një kamp pune, ku u torturua nga kapitenët e tij që e rrahën atë dhe i hoqën dhëmbët.

Por në vitin 2002 ai arriti të shpëtojë në Kinë dhe tani po kërkon për azil në Kanada. /Telegrafi/

Exit mobile version