Burri dhe gruaja voziten me automjet në rrugë dhe i ndal një polic.
Polici: Arsyeja e ndaljes është se po vozisni me 65 km/h në një vend ku shpejtësia e lejuar është deri në 50 km/h.
Burri: Pasha besën nuk kam vozitur aq shpejtë.
Gruaja: Pse po rren, kur po vozit 70 km në orë?
Burri: Mbylle, lopo!
Polici: As rripin nuk e ke vënë.
Burri: Sapo e hoqa.
Gruaja: Pse po gënjen prapë, kur s’ke qenë i lidhur?
Burri: Mbylle, moj budallicë!
Polici pyet gruan: Gjithmonë flet kështu me ty?
Gruaja: Jo, vetëm kur është i dehur.