Site icon Telegrafi

Kur vjehrrat të bëhen bashkë

Qindra vjehrra indiane janë bërë bashkë në qytetin jugor Bangalore dhe kanë themeluar Forumin mbarë-indian për mbrojtjen e vjehrrave i cili do duhej t’i mbrojë nga keqtrajtimet e rejave të tyre, shkruajnë mediat lokale.

Shoqata, në të cilën janë 500 deri në 700 gra nga pjesë të ndryshme të Indisë, në mesin e vet ka edhe avokate, mjeke, profesoresha, të cilat duan të largojnë këndvçshtrimin për “egërsinë” e vjehrrave, të cilën e paraqesin serialet e ndryshme televizive.

"Në televizor na paraqesin si gjakpirëse, mirëpo në fakt ne jemi viktima”, ka thënë koordinatorja e Forumit, Neena Dhulia.

Exit mobile version