Telegrafi

Kur vjehrra lavdëron nusen e Ermal Fejzullahut

Kur flitet për raportet vjehërr-nuse, mendimi i parë nuk është pozitiv por duket se kjo është vetëm një legjendë urbane.

Në të vërtetë ka plot nuse e vjehrra që dashuria për të njëjtin mashkull i bashkon edhe më shumë.

Në këtë shkrim do të flasim pikërisht për një shembull të tillë. Bashkëshortja e Sabri Fejzullahut është njëherësh edhe nëna e këngëtarit Ermal Fejzullahu dhe gjithashtu vjehrra e nuses së tij Ariana.

Ato kanë një raport të shkëlqyer dhe kjo duket qartë nga dedikimi që vjehrra i bën nuses.

“Ariana, nusja e djalit tim e bukur si engjëll. Bukuri e rrallë shqiptare”, ka shkruar nëna e Ermal Fejzullahut krahas foto së gruas së tij.