Site icon Telegrafi

Kur vjedhja nuk shkon sipas planit (Video)

Jo më kot thonë se jo të gjithë janë të destinuar për të kryer një punë të caktuar, dhe këtë gjë më së miri e shpjegon videoja e publikuar më poshtë.

Aty shfaqet një burrë i maskuar nga koka në këmbë, i cili futet në strehimoren e qenve përmes vrimës në derë që e përdorin qentë për t’u futur, transmeton Telegrafi.

Ai kishte për synim të vjedhë aparatin që hedh topat e gomës qenve për t’i argëtuar. Por, duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritë, pasi tentoi ta nxjerr aparatin nga vrima ku ishte futur.

Kur e kuptoi se assesi nuk mund ta nxjerr nga vendi ku ishte futur, fillon të kërkoj një derë tjetër nga e cila mund të largohet, dhe për fat e gjen. Por, ajo çfarë i ka bërë të gjithë të habiten, ishin paratë që gjendeshin shumë afër tij mbi një tavolinë që hajni nuk i mori.

Ndërsa e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë që më pas është publikuar në internet, duke shpresuar se qytetarët do të ndihmojnë në identifikimin e hajnit.

Shumë persona që kanë pasur rastin ta shohin videon kanë qeshur me veprimin amatoresk të hajnit, i cili ka mundur të largohet nga strehimorja e qenve me një shumë të majme të parave – por ja që ai kishte vendosur ta vjedh aparatin me topa të gomës. /Telegrafi/

Exit mobile version