Telegrafi

Kur vetëtima godet pranë: Rreziku para syve! (Video)

Daniel Modol ka qenë së bashku me një kushëri, jashtë shtëpisë së tij në Gjerstad të Norvegjisë, kur pranë tyre goditi një vetëtimë e fuqishme.

Megjithëse shkrumboi një pjesë të oborrit, ata shmangën rrufën që ka mundur t’i linte me pasoja serioze, ndoshta fatale, transmeton Telegrafi.

“Kjo është një arsye më shumë që në mot me rrufe nuk duhet të qëndroni përjashta”, ka shkruar Modol lidhur me rastin.

Më poshtë mund të shihni momentin dramatik, kur rrufeja ra pa papritmas duke u shoqëruar me një bubullimë të zhurmshme. /Telegrafi/