Site icon Telegrafi

Kur vesh këpucët e gabuar në një fushë me shi: Cucurella fajtor në dy gola brenda gjashtë minutash

Pas 11 minutash lojë, Tottenham kryesonte ndaj Chesleat me rezultat 2-o dhe fajtor për të dy golat e pësuari ishte spanjolli Marc Cucurella.

Në Londër binte shi para ndeshjes dhe mbrojtësi spanjoll me sa duket nuk kishte veshur këpucët me thumba adekuat.

Tottenham kaloi në avantazh që në minutën e pestë kur Cucurella rrëshqiti, ndërsa Johnson mori topin dhe pasi te Solanke i vetmuar që nuk e pati të vështirë të shënonte për të bërë 1-0.

 

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Cucurella rrëshqiti sërish dhe topi arriti tek Dejan Kulusevski, i cili me një gjuajtje të shkëlqyer bëri rezultatin 2-0.

 

Spanjolli i zemëruar më pas doli nga fusha dhe më në fund ndërroi këpucët, gjë që u kap nga kamerat.

 

Jadon Sancho e ktheu Chelsean në lojë me një gol në pjesën e parë, ndërsa Cole Pamer barazoi shifrat në pjesën e dytë.

Po zhvillohet një ndeshje shumë e bukur në “Tottenham Stadium” dhe e meriton epitetin e derbit të javës në Ligën Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version