Site icon Telegrafi

Kur vdiq Tito, Demaçi tha në burg: Veç vdisni ju, se ju nderojmë me minuta heshtjeje!

Në dokumentarin e realizuar nga Zija Miftari, redaktor në Klan Kosova, për veprimtarin Adem Demaçi, përmendet një detaj interesant.

Më 4 maj 1980, vdiq lideri komunist i Jugosllavisë. Në atë kohë, Demaçi me shumë shqiptarë tjerë ishte i burgosur, transmeton Telegrafi.

Kur u dha lajmi për vdekjen e Titos, u dha urdhri që të gjithë të burgosurit të ngrihen në këmbë e të mbajnë një minutë heshtjeje. Shqiptarët nuk donin, dhe ky ishte sinjal për serbët për të ushtruar dhunë ndaj tyre.

Por, Demaçi u ngrit në këmbë e tha: “Veç le të vdesin këta, se për këtë nuk e kemi problem të ngrihemi”. /Telegrafi/

Exit mobile version