Telegrafi

Kur u kthyen në shtëpi, gjetën në divan diçka krejt të pa pritshme (Foto)

Një çift bashkëshortor nga Australia, pasi janë kthyer në shtëpi, kanë mbetur të befasuar kur e kanë gjetur në divan një koala.

Vicki Haines dhe Michelle, nuk kanë mundur t’i besojnë syve, kur e kanë parë kafshën simpatike, që rrinte e qetë dhe po kënaqej, transmeton Telegrafi.

“Po rrinte ulur në skaj të divanit, shumë afër makinës për freskim, ndërsa qeni vërtitej i tërbuar nga prania saj”, i ka thënë medieve Haines.

Ai nuk e di si ka arritur kjo krijesë të futej në shtëpi, meqenëse të gjitha dyert dhe dritaret ishin të mbyllura.

Mësohet se koalës ia kanë vënë një mikrochip, dhe e kanë lëshuar sërish në natyrë.

Ndryshe, këto krijesa janë shumë të buta dhe të shoqërueshme, por nëse ndihen të trembur i nxjerrin kthetrat e gjatë dhe grithin shumë keq. /Telegrafi/

13576838_10205357434170193_6384695852721423193_o.jpg

13620376_10205357434090191_6791029332491794057_n.jpg