Site icon Telegrafi

KUR U FUTA

Poezi nga: John Yamrus
Përktheu; Fadil Bajraj

në dhomën e pritjes
te dentistI
ishte sall një
vend i lirë

e zura,
mora një kopje të Newsweek-ut
dhe u përpoqa
të fshihja fytyrën time.

ama,
bile edhe para
se të hapja revistën
njëfarë tipi në anën time të djathtë
përkulet
dhe fillon të flasë.

“… dikur i kam ra kitarës …

para shumë vitesh,
kur isha kalama.

i bija për bukuri, përnjëmend!”

duke e ditur se ishte e kotë
e hodha revistën
dhe u ktheva drejt tij.

ai ishte
një tip i zakonshëm …

ndoshta 50 vjeç.

“ishte një
mënyrë e shkëlqyer
për të kapur femra.

kam takuar
turlifarë femrash
kur i bija kitarës.

njashtu takova
gruan time.”

bash atëherë
ma thirrën emrin
dhe u ngrita në këmbë.

ai mori
revistën time
dhe tha:

“qebesa,
kanë kaluar do vite
ç’prej se i kam ra kitarës…

tash
po i bie
fyellit.”

Exit mobile version