Site icon Telegrafi

Kur tradhtia të lëndon (Foto)

Ndarja nga partneri është shumë e rëndë e në veçanti nëse ai apo jo ju ka tradhtuar me dikë tjetër, dhe në asnjë mënyrë nuk mund të pajtoheni me faktin se ka vrapuar pas një tjetre/i.

Megjithatë, disa persona kishin zgjedhur metoda tjerë për t’ju hakmarrë ish-partnerëve për pabesinë, dhe kështu kanë shkruar parulla, vizatime e madje edhe tatuazhe të ndryshme që kanë mesazhe interesante, transmeton Telegrafi.

Ata kishin zgjedhur hapësira publike për t’i ekspozuar parullat e tyre, me qëllim që e “gjithë lagjja” ta kuptojë se çfarë persona në të vërtetë ishin partnerët e tyre.

Megjithatë, disa prej mbishkrimeve kanë fituar vëmendjen e miliona njerëzve, të cilët kanë shpërndarë fotografitë e këtyre protagonistëve që nuk patën edhe aq shumë fat në dashuri.

Madje disa tatuazhin e partnerit e kanë zëvendësuar më fytyrën e një gorille, që tregon se sa shumë janë lënduar nga pabesia e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version