Telegrafi

Kur t’i shikojë këto imazhe, ish-burri i saj do ta ketë të qartë çfarë ka humbur (Foto)

Ajo u bë më së shumti e njohur pas martesës me ish-yllin e “Westlife”, Brian McFadden, mirëpo që nga ndarja, Vogue Williams po i tregon atij çfarë ka humbur.

30-vjeçarja ka bërë një set fotografish me rrobabanje për koleksionin e ‘Virginia Macari Beachwear Couture’ duke pozuar në plazh në Marbella.

Vogue ka treguar aftësitë e saja prej modeleje duke u shfaqur para aparatit me monokini dhe bikini.

Ndryshe, në një intervistë të fundit, ish-burri i saj deklaroi se ata më nuk kanë kurrfarë kontakti me njëri-tjetrin. /Telegrafi/