Në rrugë, apo edhe kur jemi në ndonjë lokal, na ndodh shpesh që të na takojnë njerëz që na pretendojnë se janë pjesë e ndonjë shoqate për të mbledhur fonde, e në të shumtën e rasteve janë thjesht mashtrime.
Por një i ri e ka pësuar shumë keq kur ka tentuar që t’ua hedhë anëtarëve të një palestre.
Pamjet e sigurisë tregojnë mashtruesin që hyn në palestër me pretendimin se është një punonjës bamirësie, transmeton tch.
Por pronari i palestrës ka dyshuar në fjalën e tij ka njoftuar policinë. Ndërsa mashtruesi është përpjekur që të largohet, nuk ia ka dalë dot pasi është rrethuar nga personat e fuqishëm.
https://www.youtube.com/watch?v=B9wZ1VSGsJE