Pamjet e publikuara nga Garda Kombëtare e Arizonës në SHBA, tregojnë se si aeroplani luftarak F-16 – pasi piloti praktikant alivanoset nga efektet e G-forcave gjatë një manovre – merr kontrollin e fluturimit dhe parandalon rënien, shkruan Popular Science, transmeton Telegrafi.
Videoja tregon se si aeroplani shkon drejt toke, derisa sistemi – i cili që nga viti 2014 inkorporohet në F-16 – nuk e merr kontrollin dhe fluturaken e çon në ajër.
Ky është rasti i katërt i njohur që sistemi shpëton jetët pilotët dhe aeroplanët nga shkatërrimi. /Telegrafi/