Telegrafi

Kur do të zhvillohet finalja e Superkupës së Italisë mes Juves dhe Lazios

Lazio - Juventus . (Foto: Paolo Bruno/Getty Images)

Më shumë detaje janë publikuar rreth organizimit të Supercoppa Italia mes Juventusit dhe Lazios.

Sipas Corriere Dello Sport, loja do të zhvillohet në King Saud University Stadium në Rijad.

Sidoqoftë, data ende nuk është e sigurt, megjithëse zgjidhja e preferuar është 22 dhjetori.

Pamje nga një ndeshjes mes palëve . (Foto: Marco Rosi/Getty Images)

Ndeshja do të zhvillohet rreth orës 17:00 ose 18:00.

Juventusi e ka fituar titullin në Serie A, ndërsa Lazio e ka fituar Kupën. /Telegrafi/