Gjithë kohën është aty dhe ju mendoni që nuk shërben për asgjë pos që në të të varni ndonjë stoli
Njëra ndër gjërat të cilat i acaron të gjithë shoferët, dhe me atë rast mund të bëhen edhe shumë e rrezikshme, është kur gjatë drejtimit të veturës e verbërojnë dritat e gjata të veturave të tjera.
Mase nuk e keni ditur këtë, mirëpo vetura juaj është e pajisur me një mjet të thjeshtë, i cili kujdeset që të mos ju pengojnë dritat e veturave të tjera.
Ajo është leva për drejtim ditë/natë të veturës, përkatësisht shërben për mbrojtje të shoferit nga ato drita të veturave të tjera të cilat gjenden pas tij, aq më parë kur ndezin dritat e gjata, transmeton Telegrafi.
Ekspertët shpjegojnë se çka ndodh në të vërtetë:
– Me rastin e drejtimit të veturës natën mund të ndodhë që t’ju verbërojnë dritat e forta të veturave të cilat vijnë pas jush.
Në pjesën e poshtme të retrovizorit është leva të cilën e shtyni ose e tërhiqni.
Pasqyra lëvizet në drejtimin poshtë ose lart dhe dritat e forta pas jush nuk pengojnë.
Kthejeni levën në pozitën fillestare dhe pasqyra do të kthehet në pozitën identike.
Tani, kur e dini përse shërben kjo levë, jemi të sigurt që do ta përdorni goxha shpesh.
/Telegrafi/