Telegrafi

Kur të shihni se çfarë po transporton ky kamion, ju vetëm do të pyesni: Si është e mundur?!

Kamionët zakonisht mbajnë gjëra më të vogla se vetë.

Sidoqoftë, ndonjëherë, ata transportojnë objekte shumë më të mëdha, interesante, madje edhe mbresëlënëse, përcjell Telegrafi.

Një e tillë është edhe pamja e një kamioni që transporton një krah të turbinës me erë gati 70 metra të gjatë duket plotësisht joreale, sikur të sfidojë të gjitha ligjet e fizikës.

Siç bëhet e ditur, për transportimin e krahëve të turbinës me erë u kujdes kompania e transportit detar P. Adams Schwertransporte, me qendër në Luksemburg.

Dhe sigurisht, fotografitë e sipërmarrjes kanë ngjallur interes të madh në rrjetet sociale. /Telegrafi/