Zgjerimi i rrugës Tetovë – Gostivar është planifikuar, por procedurat konkrete të projektit pritet të nisin deri vitin e ardhshëm.
Sipas drejtorit të Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov në fillim të vitit 2020 do të shpallet tender për projektimin përfundimtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Një variant parasheh që përveç korsive ekzistuese, të zgjerohet edhe një edhe një korsi, ndërsa koristë ekzistuese gjithashtu të zgjerohen. Apo ndryshe thënë, të ketë dy korsi me 3.5 metra të gjera dhe një korsi e gjerë 2.5 metra. Në fillim të vitit të ardhshëm pres ta shpallin tenderin për projektimin përfundimtar”, tha mes tjerash Kitanov.
Përmes kësaj rruge, që është 22 kilometra, mesatarisht në ditë kalojnë rreth 13.000 automjete./Telegrafi/