Site icon Telegrafi

Kur të qethë policia

Nëpër qendrat e ndryshme tregtare të këtij vendi, policia ka intervenuar dhe i ka qethur disa të rinj, të cilët nuk i janë përmbajtur “kodit të mirësjelljes”.

Policia ka intervenuar në Ras al Haimah, ku kishte qethur disa dhjetëra të rinj, të cilët kishin pasur frizura “të papërshtatshme”, dhe kishin veshur rroba që zbulonin disa pjesë të trupit, bën të ditur Gulf News.

Prindërit e këtyre të rinjve ndërkaq, në stacionet e policisë është dashur të nënshkruanin deklaratat – ku zotoheshin se do t’i edukojnë fëmijët e tyre – “në mënyrën e duhur”.

Ata – siç bëjnë të dituar mediat – i kanë falënderuar pjesëtarët e policisë për ndihmën e ofruar në edukimin e duhur për fëmijët e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version